Zyra e kryeministrit serb për CNN: Droni me flamurin shqiptar komandohej nga Olsi Rama
Një skenar që edhe regjisori më i suksesshëm hollivudian do ta kishte zili. Kështu e ka cilësuar CNN ngritjen e flamurit shqiptar të telekomandar në stadiumin e Beogradit. Një dron i telekomanduar valëviti hartën e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen kualifikuese të Euro 2016, Serbi-Shqipëri.
Sipas zyrtarëve serbë ka qenë pikërisht vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ai që e ka telekomanduar flamurin.
“Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka qenë personi që komandonte pajisjen fluturuese. Pas ndeshjes janë bërë kontrolle të imtësishme në stadium dhe Olsi Ramës i është gjetur telekomanda e pajisjes fluturuese”, deklaruan përfaqësues të zyrës së kryeministrit serb për CNN.
Olsi Rama është arrestuar menjëherë nga forcat e sigurisë në stadium dhe është dërguar për në shqipëri, raporton CNN. Aotiritetet shqiptare ndërkohë, por edhe vetë vëllai i kryeministrit Edi Rama e ka mohuar këtë gjë.