Zyrtare/ Këta janë 6 kandidatët e PS-së në Gjirokastër
March 8, 2021

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Renditja në Qarkun Gjirokastër është kjo: Mirela Kumbaro, Laert Duraj, Bledi Çuçi, Artemis Malo, Kosta Garo dhe Kjara Adhami. Katër emrat e parë janë të njëjtët me zgjedhjet e vitit 2017. Emra të rinj janë vetëm Kosta Garo, kryetar i PS-së në Dropull dhe Kjara Adhami, që hyn në listë përmes platformës “Deputeti që Duam”. Objektivi i PS-së në Gjirokastër janë 3 mandate deputetësh nga 4 që nxjerr ky qark.