Zyrtarizohet kandidatura e “MEGA-s” për Bashkinë Dropull
April 17, 2015
“MEGA”, partia e dytë e minoritetit grek në Shqipëri, ka vendosur që të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Pasditen e sotme ajo ka zyrtarizuar edhe kandidaturat e saj për disa bashki. Në Dropull do të kandidojë Vangjel Ngjelon, në Finiq Kristo Kicon, ndërsa në Sarandë Niko Nurin.
Sa i përket PBDNJ-isht, akoma nuk dihet kandidatura për Dropullin. Për PD-në, më i mundshëm është kandidimi i Spiro Kserës.